PUNËTORIA

Punishtja e zdrukthëtarisë ishte një pjesë e rëndësishme e funksionimit të përditshëm të Kripores. Këtu zdrukthëtarët prodhonin dhe riparonin elementet prej druri për shlajzat – kanalet, shtrënguesit dhe portat me të cilat drejtohej dhe kontrollohej lëvizja e ujit nëpër pellgje. Gjithashtu prodhoheshin kallëpe për punimet ndërtimore, dërrasa, pontone, rrethime dhe porta për pellgjet e kristalizimit.

Një material në dukje i thjeshtë si druri kishte një rol të rëndësishëm në sistemin kompleks të prodhimit të kripës. Pa punën e zdrukthëtarëve nuk do të ishte i mundur menaxhimi i duhur i ujit – dhe pa ujë, nuk do të kishte as kripë.

Projekti realizohet nga Dr Martin Schneider-Jacoby Association – MSJA, me mbështetjen e Organizatës Turistike të Komunës së Ulqinit.

Scroll to Top