MAGAZINA I & II
Nëse në Hangarin e kripës së papërpunuar ruhej kripa e papërpunuar, në Magazinat I dhe II ruhej produkti i gatshëm. Këtu magazinohej kripa tashmë e përpunuar dhe e paketuar për konsum njerëzor, e gatshme për t’u dërguar në treg, si dhe kripa e bluar trashë e destinuar për hedhjen në rrugë.
Magazinat ishin stacioni i fundit i një procesi të gjatë prodhimi që fillonte me ujin e detit, kalonte nëpër kilometra kanalesh dhe pellgjesh, përmes mbledhjes, shpëlarjes dhe përpunimit, dhe përfundonte me produktin e gatshëm për blerësin.
Vlerë të veçantë këtyre hapësirave sot u jep ajo që ka mbetur brenda tyre. Ende mund të shihet një sasi e konsiderueshme kripe nga prodhimi i fundit i vitit 2013, e ruajtur në paketime të ndryshme.
Sot, këto paketime nuk janë më vetëm produkte të fabrikës së dikurshme – ato janë bërë gjurmë autentike të kapitullit të fundit të traditës gati tetëdhjetëvjeçare të prodhimit të kripës në Ulqin.


Projekti realizohet nga Dr Martin Schneider-Jacoby Association – MSJA, me mbështetjen e Organizatës Turistike të Komunës së Ulqinit.
