MSJA fton të rinjtë nga Ulqini, të moshës 15 deri në 30 vjeç, të aplikojnë për pjesëmarrje në projektin „Perspektiva: Zëri i të rinjve për zhvillimin e qëndrueshëm të Ulqinit“. Aplikimet janë të hapura deri më 22 shtator 2026.

Nën sloganin „Qyteti yt. Zëri yt. E ardhmja jote.“, projekti „Perspektiva“ u ofron të rinjve mundësinë që të përfshihen në mënyrë më aktive në çështjet që lidhen drejtpërdrejt me pozitën, nevojat dhe të ardhmen e tyre në komunitetin lokal.
Përmes një sërë punëtorish dhe aktivitetesh praktike, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të njihen me mënyrat se si të rinjtë mund të marrin pjesë në proceset e vendimmarrjes, me bazat e avokimit publik, si dhe me Planin Lokal të Veprimit për të Rinjtë të Komunës së Ulqinit.
Një pjesë e veçantë e projektit do t'i kushtohet monitorimit të zbatimit të masave të përzgjedhura që u dedikohen të rinjve. Me mbështetjen e ekipit të projektit, të rinjtë do të marrin pjesë në mbledhjen dhe analizimin e informacioneve, hulumtimin e nevojave dhe sfidave të të rinjve, si dhe në biseda me institucionet relevante lokale dhe aktorë të tjerë.
Gjetjet në të cilat do të arrijmë së bashku nuk do të mbeten vetëm në letër. Bazuar në to, pjesëmarrësit do të hartojnë dhe realizojnë një fushatë rinore të avokimit, përmes së cilës do të përcaktojnë mesazhet dhe rekomandimet dhe do t'ia prezantojnë ato komunitetit lokal dhe vendimmarrësve.
Çfarë të pret?
Duke marrë pjesë në projekt, do të kesh mundësinë:
- të marrësh pjesë në punëtori dhe aktivitete praktike;
- të njihesh me Planin Lokal të Veprimit për të Rinjtë dhe të monitorosh zbatimin e masave të përzgjedhura;
- të marrësh pjesë në punë hulumtuese dhe në terren;
- të bisedosh me përfaqësuesit e institucioneve lokale;
- të mësosh më shumë për avokimin publik dhe pjesëmarrjen aktive të të rinjve;
- së bashku me të rinj të tjerë të hartosh dhe realizosh një fushatë avokimi;
- të marrësh pjesë në podkaste, video, aktivitete publike dhe aktivitete të tjera të projektit.
Nuk kërkohet përvojë paraprake. Kërkojmë të rinj që dëshirojnë të shprehin mendimin e tyre, të fitojnë njohuri dhe aftësi të reja, të njohin të rinj të tjerë dhe të kontribuojnë aktivisht në komunitetin e tyre.
Kush mund të aplikojë?
Thirrja u drejtohet të rinjve të moshës 15 deri në 30 vjeç nga territori i Komunës së Ulqinit.
Si të aplikosh?
Aplikimi bëhet duke plotësuar formularin online:
Afati për aplikim është 22 shtator 2026.
Pas përfundimit të afatit për aplikim, pjesëmarrësit e përzgjedhur do të kontaktohen dhe do të marrin informacionet për hapat e ardhshëm dhe fillimin e aktiviteteve.
Qyteti yt. Zëri yt. E ardhmja jote. 💜💚
Projekti „Perspektiva: Zëri i të rinjve për zhvillimin e qëndrueshëm të Ulqinit“ mbështetet përmes programit De facto për të rinjtë, i cili zbatohet nga Fondi për Qytetari Aktive (fAKT) në partneritet me Alfa Centar.
Programi financohet nga Bashkimi Evropian dhe bashkëfinancohet nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Investimeve dhe Bashkëpunimit me Organizatat Joqeveritare.
