Inovacionet e gjelbra në ndërtim: Një rrugë e qëndrueshme drejt së ardhmes

Në epokën e sotme digjiitale, gjithnjë e më shumë akterë e njohin rëndësinë e qëndrueshmërisë dhe praktikave ekologjike të cilat e ruajnë ambientin. Për këtë arsye, ne jemi krenarë të shpallim një qasje revolucionare në shpërndarjen e botimeve për projektin tonë më të fundit “Inovacionet e Gjelbërta në Ndërtim: Një Rrugë e Qëndrueshme drjet së ardhmes“.

Në vend të printimit tradicional të botimeve në letër, vendosëm të përdorim kodet QR si një mjet shpërndarjeje. Këto kode QR, të implementuara në fotografi ngjitëse, u mundësojnë përdoruesve të aksesojnë lehtësisht botimet në gjuhën malazeze dhe shqipe me një skenim të vetëm.

Kjo risi nuk është vetëm praktike, por edhe e ndërgjegjshme për mjedisin. Duke reduktuar konsumin e letrës për printim, ne gjithashtu reduktojmë ndikimin tonë në mjedis, duke kontribuar në ruajtjen e mjedisit dhe resurseve natyrore. Ne jemi të vetëdijshëm se çdo hap në reduktimin e përdorimit të letrës është i rëndësishëm për planetin tonë, prandaj kemi vendosur për këtë qasje të avancuar të shpërndarjes.

Kodet QR, të dizajnuara në tre ngjyra për të tërhequr vëmendjen, sjellin me vete përfitime të shumta. Përveç ofrimit të aksesit të shpejtë dhe të lehtë në botime, ato janë gjithashtu një simbol i përkushtimit tonë ndaj qëndrueshmërisë dhe përgjegjësisë ekologjike.

Përveç sigurimit të aksesit në botime, çdo kod QR është i pajisur me teknologjinë e gjurmimit në kohë reale. Në këtë mënyrë, ne mund të gjurmojmë numrin e skanimeve, vendndodhjeve dhe aplikacioneve të përdorura për skanim. Këto analiza na japin një pasqyrë më të thellë mbi efektivitetin e fushatës sonë dhe na ofrojnë mjetet për të përmirësuar vazhdimisht strategjinë tonë të shpërndarjes.

Projekti “Inovacionet e Gjelbra në Ndërtim: Një Rrugë e Qëndrueshme drejt së Ardhmes” nuk është vetëm rezultat i përpjekjeve tona, por është mbështetur përmes programit Mbështetur=Forcuar, në kuadër të skemës së granteve “Komuniteti në veprim” të zbatuar nga Fondi për Qytetarinë Aktive (fAKT) në partneritet me Fondacionin për Zhvillim të Bashkësisë Lokale “Slagalica” nga Kroacia. Programi financohet nga Bashkimi Evropian dhe bashkëfinancohet nga Ministria e Administratës Publike.

Kjo mbështetje nuk është vetëm financiare, por edhe simbol i partneritetit dhe bashkëpunimit për krijimin e një industrie ndërtimi më të ndërgjegjshme për mjedisin dhe të qëndrueshme në Ulqinin tonë të bukur. Ne presim me padurim arritjen e qëllimit të përbashkët për ruajtjen e mjedisit dhe krijimin e një të ardhmeje të qëndrueshme. I jemi mirënjohës të gjithë partnerëve që e mbështetën këtë projekt. Së bashku mund të arrijmë gjëra të mëdha dhe të krijojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë ne.

Në përputhje me vizionin tonë për një të ardhme të qëndrueshme, kjo strategji inovative e shpërndarjes së botimeve është një hap përpara drejt krijimit të një bote më të gjelbër dhe më të qëndrueshme. Bëni një ndryshim sot duke skanuar kodin QR dhe aksesoni botimet “Inovacionet e gjelbra në ndërtim: Një rrugë e qëndrueshme për të ardhmen”. Së bashku ndërtojmë një të ardhme të gjelbër!

Këtu mund ta shkarkoni doracakun.

Scroll to Top