Projekti Foodnected, i zbatuar në Mal të Zi nga Qendra për Mbrojtjen dhe Studimin e Shpendëve (CZIP) dhe Shoqata Dr. Martin Schneider-Jacoby (MSJA), në bashkëpunim me partnerët Slow Food, Global Footprint Network, GOB Menorca, Low Impact Fishers of Europe, Aleance for Mediterranean Nature and Culture dhe Yolda. Projekti Foodnected u mbështet nga Fondacioni MAVA.
Foodnected udhëhiqet nga vizioni i lidhjes së prodhuesve dhe konsumatorëve përmes një Komuniteti të Praktikës bazuar në vlerat e përbashkëta. Duke shkurtuar distancën midis prodhuesve dhe konsumatorëve dhe duke zhvilluar një kod etik të vlerave ekologjike dhe sociale për mënyrën e prodhimit dhe konsumit të ushqimit, projekti adreson mangësitë e sistemit mbizotërues të tregut dhe kthen situatën e padrejtë me të cilën përballen prodhuesit e vegjël. Foodnected synon të lehtësojë shfaqjen e sistemeve ushqimore me zinxhir të shkurtër që funksionojnë për natyrën dhe njerëzit - si konsumatorët ashtu edhe prodhuesit e vegjël që varen prej tyre për jetesën e tyre.
Sisteme të tilla ushqimore sigurojnë:
• Sovranitet, cilësi dhe ushqim të shëndetshëm
• Jetesa dhe tregtia më e drejtë
• Zhvillimi lokal, qeverisja gjithëpërfshirëse dhe kohezioni social
• Ndikim i ulët mjedisor
• Njohuri tradicionale ekologjike
Ulqini ka kushte të shkëlqyera për tregtimin e produkteve bujqësore dhe tradicionale dhe vetëqeverisja lokale më shumë se kurrë duhet të fokusohet në krijimin e kushteve për zhvillimin e prodhimit vendor. Si pilot projekt në Mal të Zi u zgjodh Ulqini dhe së bashku me partnerët tanë nga Qendra për Mbrojtjen dhe Studimin e Shpendve të Malit të Zi – CZIP, zhvilluam disa aktivitete.
Pas disa punëtorive të shkëlqyera dhe një vizite studimore pesë-ditore në Torino, ku u takuam me pjesëmarrësit e projektit Foodnected, patëm mundësinë të prezantonim komunitetin tonë në Terra Madre "Salone del gusto" / Parco Dora, në Torino, nga 22-26. Shtator 2022, me mbi 600 ekspozues dhe një seri seminaresh, konferencash dhe degustimesh që treguan se si mund ta rigjenerojmë planetin tonë nëpërmjet ushqimit. Një nga aktivitetet përfundimtare të projektit është zhvillimi i një Plani strategjik dhe veprimi për zbatimin e sistemeve ushqimore të qëndrueshme dhe të ndershme në zonën e Ulqinit 2023-2025, si dhe një Udhëzues: Propozimi për ruajtjen e prodhimeve autoktone dhe reçetave nga rajoni i Ulqinit Ark of Taste“.
“Qëllimi është të inkurajohen prodhuesit vendas që të fokusohen në mallrat nga vendi i tyre, duke lidhur aktorë të ndryshëm dhe duke u fokusuar në cilësi, jo në sasi”,
Dokumentet janë në të dyja gjuhët (MNE dhe AL) dhe mund t'i shkarkoni: