Gezohemi fillimit të një projekti të ri, me titull “Inovacionet e gjelbra në ndërtimtari: Një rrugë e qëndrueshme drejt së ardhmes”, i cili synon të ndikojë në transformimin e industrisë së ndërtimit drejt qëndrueshmërisë mjedisore dhe promovimit të inovacioneve të gjelbra. Projekti që shoqata jonë do e realizon, do të zgjasë rreth 4 muaj.
Projekti “Inovacionet e Gjelbërta në ndërtimtari: Një Rrugë e Qëndrueshme për të Ardhmen” është mbështetur përmes programit Mbështetur=Forcuar, në kuadër të skemës së granteve “Komuniteti në Veprim” të zbatuar nga Fondi për Qytetarinë Aktive (fAKT) në partneritet me Fondacionin për Zhvillimin e Bashkësisë Lokale “Slagalica” nga Kroacia. Programi financohet nga Bashkimi Evropian dhe bashkëfinancohet nga Ministria e Administratës Publike.
Komuniteti ynë përballet me sfidat e ndryshimeve klimatike dhe nevojën për një qasje të re dhe më të qëndrueshme në industrinë e ndërtimtarisë, në mënyrë që të krijojë një të ardhme të qëndrueshme për gjeneratat e reja përmes ndryshimit të praktikave të ndërtimit në Ulqin. Gjegjësisht, të dhënat statistikore tregojnë qartë ndikimin serioz të industrisë së ndërtimit në mjedis, duke përfshirë konsumin e energjisë, emetimin e gazrave serrë dhe degradimin e burimeve natyrore. Projekti do të bazohet në edukimin e aktorëve kryesorë të industrisë të ndërtimitarisë, si arkitektë, inxhinierë, ndërtues, projektues, arkitektë të peizazhit, ligjvënës dhe urbanistë, për të aplikuar metoda dhe materiale miqësore me mjedisin në projektet e tyre.
Aktivitetet kryesore të projektit përfshijnë: Trajnimin e punëtorëve të ndërtimit, inxhinierëve arkitekturë, projektuesve dhe studentëve: Organizimi i trajnimit mbi metodat dhe materialet e pranueshme për mjedisin me qëllim përmirësimin e qëndrueshmërisë ekologjike të projekteve të ndërtimit dhe zvogëlimin e gjurmës në mjedis. Fushata dhe takime: Shënimi i datave dhe takimeve të rëndësishme me qëllim informimin e qytetarëve dhe ndërgjegjësimin për rëndësinë e ndërtimit dhe qëndrueshmërisë ekologjike. Bashkëpunimi me komunitetin: Përfshirja e qytetarëve të Ulqinit, sektorit të ndërtimit, sektorit të OJQ-ve, institucioneve lokale dhe sektorit të biznesit për të siguruar mbështetje dhe burime për zbatimin e suksesshëm të projektit. Me këtë projekt ne duam të ndikojmë në vetëdijësimin mjedisore dhe qëndrueshmërinë e industrisë së ndërtimit në Ulqin, duke kontribuar kështu në mbrojtjen e mjedisit të komunitetit tonë.
Ne presim që ky projekt të rezultojë në një ndërgjegjësim më të madh të sektorit të ndërtimit për sfidat dhe mundësitë mjedisore, një reduktim të konsumit të burimeve natyrore dhe emetimeve të gazeve serrë dhe një përdorim më të madh të hapsirave tashmë të përdorur ose të braktisur për projekte të reja ndërtimi. Ne gjithashtu presim që studentët e ndërtimit / arkitekturëstë të përfshihen aktivisht.
Së bashku duam të krijojmë një industri ndërtimore më të ndërgjegjshme dhe të qëndrueshme për mjedisin në Ulqinin tonë të bukur. Gëzohemi arritjeve dhe qëllimit të përbashkët për ruajtjen e mjedisit dhe një të ardhme të qëndrueshme.
Ekipi i MSJA