Kemi kënaqësinë të prezantojmë një doracak që trajton procedurat për mbrojtjen e zonave të mbrojtura dhe pasurive kulturore, si dhe vendosjen e menaxhimit të tyre me një analizë të kapaciteteve dhe mangësive në territorin e Komunës së Ulqinit. Doracaku u krijua si nevojë për të forcuar kapacitetet e OSHC-ve dhe qeverisjes vendore publike, për të qenë aktorë profesionistë, efektivë, të përgjegjshëm, të pavarur dhe të dukshëm në procesin e vendimmarrjes në lidhje me mbrojtjen e natyrës dhe peizazheve kulturore. Krijimit të manualit i ka paraprirë një anketë ku kemi anketuar qytetarët (institucionet, OSHC-të dhe ullishtarët.) për kapacitetet dhe njohuritë e tyre kur bëhet fjalë për zonat e mbrojtura natyrore dhe asetet kulturore, si dhe një rishikim i dokumenteve lokale dhe sistematizimi i punonjësve, si dhe një trajnim treditor ku morën pjesë shërbime të ndryshme të Komunës së Ulqinit, sektori civil dhe ullishtarët.
Autoret e këtij doracaku janë M.Sc., Milena Batakovic – Dipl. Bio., Jelena Marojevic Galic dhe Dr. Petra Zdravkovic. Së bashku me ekipin tonë të përbërë nga: Zenepa Lika, Elodi Jakupi dhe Arsllan Hajdinaga, kemi krijuar një doracak gjithëpërfshirës që besojmë se do të ndihmojë të gjithë të interesuarit të informohen për procedurat për mbrojtjen e natyrës dhe trashëgimisë kulturore.
Në bazë të një pasqyre të gjendjes aktuale dhe obligimeve dhe nevojave të vetëqeverisjes lokale dhe palëve të tjera të interesuara të Komunës së Ulqinit lidhur me procedurat për vendosjen e mbrojtjes së pasurive natyrore dhe kulturore dhe menaxhimin e tyre adekuat, u propozua një sërë rekomandimesh. me qëllim përmirësimin e situatës në fushën e mbrojtjes së pasurive natyrore dhe kulturore në Komunën tonë.
Ky publikim është krijuar përmes projektit Identifikimi dhe analiza: “Ullishta e Ulqinit dhe Gjiri i Valdanosit – mbrojtja e trashëgimisë natyrore dhe kulturore – peizazheve” realizuar nga Dr. Martin Schneider-Jacoby Assoc.- MSJA. Projekti mbështetet nga Qendra për Edukim Qytetar (QEQ) në kuadër të programit “OSHC-të në Mal të Zi – nga shërbimet bazë në formulimin e politikave – M’BASE” financuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkëfinancuar nga Ministria e Administratës Publike.
Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e Shoqatës Dr Martin Schneider-Jacoby Assoc.- MSJA dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e QEQ, Bashkimit Evropian ose Ministrisë së Administratës Publike.
Këtu mund ta shkarkoni doracakun.